Arrestohen 10 ekstremistë të djathtë në Francë, përgatisnin sulme kundër myslimanëve

Postuar: 25/06/2018 - 12:34

Dhjetë persona të ekstremit të djathtë francez u arrestuan mbrëmë në Paris me akuzën për veprime të dhunshme kundër fesë myslimane, sipas burimeve të hetimit.

Të 10 personat janë arrestuar në rajone të ndryshme, mes të cilave edhe nga ishulli i Korsikës. Të dyshuarit kishin në “plan për të kryer veprime të dhunshme që synonte njerëzit e besimit mysliman”, tha një burim i afërt me hetimin.

Dyshohet se shefi i kësaj organizate ishte një punonjës policie në pension dhe pjesëtarët e këtij grupi ishin të moshës midis 32-69 vjeç.

Një burim tjetër tha se banda po kërkonte të godiste "njerëz të lidhur me islamin radikal". Franca është goditur nga një varg sulmesh ekstremiste që nga fillimi i vitit 2015, shpesh nga njerëz të cilët janë radikalizuar ose pretendojnë se kanë vepruar në emër të Daeshit.

Më shumë se 240 njerëz janë vrarë në sulme, duke përfshirë 130 të cilët kanë humbur jetën në një valë shpërthimesh dhe të shtënave kryesisht në netët e Parisit në nëntor 2015.

Të dyshuarit u monitoruan nga agjencia e inteligjencës DGSI e Francës, e cila kapi mesazhet që tregonin se po kërkonin të blinin armë, thanë burimet.

Franca është shtëpia e rreth 5.7 milionë myslimanëve ose pothuajse nëntë për qind e popullsisë, sipas një raporti nga instituti hulumtues me qendër në SHBA në fund të vitit të kaluar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.

Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu.

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nënt