AstraZeneca: Dërgesat e para të vaksinës në BE më të ulëta nga sa pritej

22/01/2021 - 21:18

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit. Kështu bëri të ditur një zëdhënës i ndërmarrjes farmaceutike në një deklaratë.

“Vëllimet fillestare do të jenë më të ulëta se sa pritej fillimisht për shkak të rendimenteve më të ulëta në një vend prodhimi brenda zinxhirit tonë të furnizimit Evropian”, tha zëdhënësi.

“Ne do të furnizojmë me dhjetëra miliona doza në Bashkimin Evropian në shkurt dhe mars, ndërkohë do të vazhdojmë të rrisim vëllimet e prodhimit”, shtoi ai.

Sipas zyrtarëve evropianë kjo është një goditje e përpjekjeve të vaksinimit mes presionit në rritje për një shpërndarje të përshpejtuar.

Qeveritë u informuan për vonesën në një takim midis vendeve anëtare dhe Komisionit Evropian për të diskutuar programin e përbashkët të prokurimit të vaksinimit të BE.

“Kompania ka konfirmuar njoftimin e saj në takimin e sotëm të bordit drejtues me vendet anëtare, se do të ketë një ndryshim të orarit të dorëzimit të saj,” tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

BE paraprakisht urdhëroi 400 milionë doza të vaksinës me dy doza të zhvilluara me Universitetin e Oksfordit verën e kaluar dhe disa shtete anëtare ndërtuan planet e tyre të vaksinimit rreth saj, pasi është më i lehtë transporti dhe ruajtja pasi nuk ka nevojë për temperaturë aq të ulët si vaksina e Pfizer.

Irlanda kishte pritur të merrte 600,000 doza të vaksinës AstraZeneca në tremujorin e parë të vitit.

Vaksina AstraZeneca tashmë po u jepet pacientëve në Mbretërinë e Bashkuar, por ende nuk është miratuar për përdorim nga agjencitë e barnave në BE ose Shtetet e Bashkuara. Agjencia Evropiane e Barnave pritej të miratojë vaksinimin këtë muaj.

Mes frikës në rritje se variantet e reja mund të ushqejnë një valë të re infeksionesh përpara se të merren vaksinat, vendet Balltike, Austria, Danimarka, Çekia dhe Greqia u bënë një thirrje të përbashkët të premten institucioneve Evropiane për të shpejtuar procesin e miratimit.

“Precizioni i procedurave ka rëndësi”, shkroi kryeministrja lituaneze Ingrida Šimonyte në Twitter. “Por po kështu edhe shpejtësia. Vonesat kushtojnë jetë njerëzish.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një masë akulli prej 1.270 kilometrash katrorë u shkëput nga shelfi i akullit Brunt në perëndim të Antarktidës.

Një polic në Virxhinia ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjatë detyrës.

Arkeologët në Itali kanë zbuluar një karrocë ceremoniale pranë qytetit antik romak të Pompeit.

Me rreth 20 000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi shënde

Themeluesit e prodhuesit të vaksinave, BioNTech do të nderohen me urdhrin më të lartë të meritës për angazhimin e tyre kundër pandemisë s

Një video që po qarkullon në rrjet prej pak ditësh ka tërhequr jo pak vëmendje dhe ka shqetësuar vendin e tij.

Brazili po përballet me “një tragjedi” të shkaktuar nga “një valë e re” e pandemisë Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në bazë të treguesve të  analizës së të dhënave të fundit nga Komiteti tekniko-shkencor, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sapo ka

Konservatorët amerikanë vlerësuan Donald Trump-in në një mbledhje vjetore të premten, duke zbuluar madje një statujë të artë të ish-presi