Autobusi përplaset me kamionin, 13 të vdekur mes tyre edhe fëmijë

Postuar: 13/03/2018 - 13:51

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në rajonin Corum të Turqisë si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion mëngjesin e sotëm. Autoritetet turke shprehen se numri i të vdekurve mund të rritet pasi gjendja e të plagosurve është e rëndë.

Autobusi i nisur nga Stambolli drejt qytetit Tokat u përplas me kamionin rreth orës 6 të mëngjesit duke u përfshirë menjëherë nga flakët. Raportohet se kamioni kishte qenë i parkuar në korsinë e emergjencës kur autobusi me pasagjerë e ka përplasur nga pas.

“Hetimet janë duke u kryer, ndërsa informacionet do të bëhen të ditura për publikun me tu kuptuar të gjitha detajet”, thuhet në njoftimin e policisë. Forcat zjarrfikëse dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes duke e gjetur autobusin të shkrumbuar nga flakët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një gjykatë turke ka lënë në burg deri në ditën e gjyqit 24 persona, të cilët protestuan javën e kaluar mbi kushtet e punës në aeroportin

Një modele ruse pretendon se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka tentuar ta helmojë me bar miu.

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venez

   Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nënt

Gjykata Supreme e Afrikës së Jugut ka legalizuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit në vende private.

Një avion ushtarak rus me 14 persona në bord është zhdukur nga radarët pasi ka fluturuar në Siri. “Kemi humbur kontaktin me ekuipazhin e

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionë dollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar

   Pasojat që shkaktoi tajfuni Mangut në Filipine, ishin 65 persona qe humbën jetën e qindra të tjerë qe u plagosën si pasojë e stuhisë s

   Britania duhet të presë "kosto të konsiderueshme" mbi ekonominë e saj nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, paralajmëroi

Një polic belg është sulmuar nga një burrë në parkun Maximilien këtë mëngjes në veri të kryeqytetit belg.