BE autorizon ilaçin e parë kundër koronavirusit

03/07/2020 - 19:22

Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e ilaçit Remdesivir, për trajtimin e COVID-19. Ky është ilaçi i parë i miratuar në nivel të Bashkimit Evropian për trajtimin e koronavirusit.

Në deklaratën e KE-së thuhet se ky miratim, që u vendos me procedurë të përshpejtuar, vjen pas rekomandimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), dhe pas miratimin nga vendet anëtare të BE-së.

“Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi kryesore e KE-së, prandaj të dhënat për Remdesivirin janë vlerësuar në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër”, thuhet në deklaratë.

Komisionarja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, vlerësoi se miratimi është një hap i rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi.

“Kjo tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të reaguar shpejt”, tha Kyriakides.

Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvëndësim i nukleozidit” të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

Ende janë duke u bërë prova për efektivitetin e Remdesivirit në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike.

Më 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz për pacientët e shtruar në spital.

Dy ditë më parë Departamenti i Shëndetit në SHBA njoftoi se ka blerë pothuajse të gjithë rezervën që do të prodhohet në 3 muajt e ardhshëm të “Remdesivir”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet në jug të Kinës thanë sot se kishin gjetur gjurmë të koronavirusit në krahët e ngrirë të pulave të importuara nga Brazili.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet

Presidenti frances, Emanuele Macron dhe bashkeshortja e tij, Briggide po kalojnë disa ditë pushime në jug të Francës.

Një vajzë e porsalindur nga Kina është braktisur nga prindërit e saj në një kosh mbeturinash vetëm disa orë pasi kishte ardhur në jetë.

Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në rajone të ndryshme të Gazës.

25 gra në Turqi përfunduan në polici teksa protestonin një ditë më parë kundër tërheqjes së vendit nga konventa për mbrojtjen nga dhuna n

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kup

Ministria iraniane e Shëndetësisë bëri thirrje për kujdes në lidhje me vaksinën e re ruse antiCOVID-19, Sputnik-V, që ka nxitur kritika n

Franca ka shënuar 2.524 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit, përballë 1.397 rasteve të një dite më parë.