“Bir qeni”, presidenti i Palestinës ofendon ambasadorin amerikan. Reagon ashpër SHBA

Postuar: 20/03/2018 - 11:54

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas e ka quajtur “bir qeni” ambasadorin amerikan në Izrael, për shkak se ai ka mbështetur vendbanimet izraelite të ndërtuara në Bregun Perëndimor.

Pas këtyre komenteve kanë reaguar zyrtarët e Shtëpisë e Bardhë, duke shprehur zemërim, për siç është thënë, “ofendimin e rëndë”.

Ka ardhur koha për presidentin Abbas që të zgjedhë në mes të retorikës urrejtëse dhe përpjekjeve konkrete dhe praktike, që do të përmirësonin jetën e popullit të tij dhe t’i udhëheqë ata në paqe dhe prosperitet”, ka thënë i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Jason Greenbaltt.

Abbas i kishte bërë këto komente pasi ambasadori amerikan David Friedman kishte mbrojtur vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.

Biri i qenit thotë se ata po ndërtojnë në tokën e tyre? Ai dhe familja e tij kanë ardhur këtu dhe ai është ambasador i SHBA-së në Tel Aviv. Çfarë duhet të presim nga ai?”, ka thënë Abbas.

Ambasadori Friedman gjithashtu mbështet vendimin e presidentit Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, një vendim ky që ka zemëruar Abbasin dhe shumë palestinezë të tjerë.

Ambasadori Friedman i është përgjigjur komenteve të Abbasit, duke pyetur nëse ato pasqyrojnë “antisemitizëm apo ligjërim politik”. /REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vajzë 3-vjeçare, e cila po luante me pistoletën e të atit, ka qëlluar aksidentalisht nënën e saj shtatzënë në një parking në Merrillv

Vdiq në moshën 92-vjeçare Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri.

   Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka ritheksuar sot gatishmërinë e vendit të tij për të dërguar trupa në Siri, si pjesë e përp

   Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

   Pas protestave të dhunshme në Tuluzë të Francës, policia franceze njoftoi se ka arrestuar 18 persona.

Një gazetar investigativ rus, i cili kishte shkruar për vdekjen e mercenarëve në Siri, ka vdekur në spital pasi ka rënë nga kati i pestë

Një aktore e Koresë së Jugut, e rrëmbyer nga Koreja e Veriut dhe e detyruar për të bërë filma për shtetin ka vdekur në moshën 92 vjeç.

   Kina dhe Rusia po sfidojnë influencën tregtare të Shteteve të Bashkuara.

   Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, për mbështetjen ndaj P

Një fluturim i “Air China” me destinacion Pekinin bëri një ulje të paparashikuar në qytetin qendror të Zhengzhout, këtë të dielë, pasi nj