Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti që prej vitesh jeton në SHBA ka mbështetur Presidentin Donald Trump për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Qerreti ka shkruar më herët se ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të SHBA për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ky i fundit ka postuar një foto në mediat sociale me këngëtaren duke e quajtur këngëtaren shqiptare yll ndërkombëtar.

“Më Bleonën, super yllin ndërkombëtarët në Detroit. Lë të shkojmë, Donald Trump”, shkruan njeriu i afërt me Trump krahas fotos së realizuar gjatë një takimi që dyshja kanë zhvilluar me shqiptaro-amerikanët në Detroit.