Bombë e Luftës së Dytë Botërore, mbyllet aeroporti i Londrës

Postuar: 12/02/2018 - 10:27

Aeroporti i Londrës është mbyllur pasi një bombë e Luftës së Dytë Botërore u gjet aty pranë, në lumin Thames.

Bomba u gjet gjatë punimeve që po bënin punëtorët e ndërtimit.

Fluturimet do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së hënë, raporton “BBC”. Zyrtarët thonë se mbi 16 mijë pasagjerë preken nga kjo situatë.

Bomba u gjet rreth orës 05:00 me orën lokale të së dielës. Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin.

Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Royal Navy për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë të sigurtë.

“London City Airport” është një aeroport ndërkombëtar i vendosur në lagjen Newham të Londrës Lindore. Zona ishte shumë industriale dhe shumë e populluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, pasi një anije me emigrantë, shumica prej tyre sirianë, është fundos

Një sulm me armë mbi një paradë ushtarake në një qytezë në juglindje të Iranit ka lënë dhjetëra viktima dhe të plagosur.

   Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në ne

   Po bëhet gjithnjë e më e qartë: evropianët po e përfundojnë verën e tyre. Arsyeja?

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.