Britania kërcënon me luftë Rusinë e Kinën

11/02/2019 - 20:18

“Britania duhet duhet të forcojë forcën e saj vdekjeprurëse dhe të jetë gati për të përdorur ‘fuqi të rëndë’ kundër Rusisë dhe Kinës”.

Kjo është deklarata më e fundit e ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, që ka ndezur gjakrat me Moskën dhe Pekinin, teksa Londra përgatitet të vendosë anijet luftarake më të mëdha në ujërat e kontestuara të Paqësorit.

Duke dhënë një fjalim në Institutin e Shërbimeve Mbretërore në Londër, ai akuzoi Moskën se po “rigjallëron” dhe po rrit arsenalin ushtarak të saj për të arritur që të rivendosë nën orbitën e saj ish-shtetet sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina.

Shefi i mbrojtjes i Britanisë së Madhe sulmoi gjithashtu Pekinin, duke paralajmëruar audiencën se Kina po “zhvillon aftësitë e saj moderne dhe fuqinë tregtare”.

“Duhet të jemi të gatshëm për të treguar sjelljen më agresive të mundshme, të gatshëm për të forcuar elasticitetin tonë”, theksoi Uilliamson.

Politikani i bëri vërejtjet kur Londra përgatitet të dërgojë në detin jugor të Kinës, anijen e saj më gjigande luftarake, aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth, në një mision për të zbatuar të drejtat e lirisë së navigimit.

Uilliamson, 42 vjeç, është i njohur për nxitjen e Britanisë për të rivendosur rolin e saj si një fuqi ushtarake me ndikim në botë. Ai gjithashtu bën shpesh deklarata bombastike. Në shtator, duke komentuar planet për të dërguar trupa britanike në Arktik, ai e quajti rajonin “oborrin e shtëpisë” të vendit të tij, përcjell GSh.

Në fund të vitit të kaluar, ai zbuloi planet për të ndërtuar baza ushtarake në Lindjen e Largët dhe në Karaibe, duke sugjeruar që ato do të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar të bëhet një “lojtar i vërtetë global” pas largimit nga BE.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në

Një ditë pas vrasjes së gazetares irlandeze Lyra McKee, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen si

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas.

Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm Мevl

Banka Botërore ka ofruar 140 milion dollarësh në mbështetje të një projekti për “Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perën

Ende askush nuk po deklarohet se cilit institucion i përket vetura zyrtare 4Z, në të cilën një zyrtar i shtetit po kryente marrëdhënie se

Popullariteti i Emmanuel Macron është rritur me 3% në muajin prill, pas zjarrit të rënë në Notre-Dame, në Paris.

Një varkë pasagjerësh u fundos të enjtenl në Liqenin e Kivus në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, në Afrikë.