Vijon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Francë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 523 persona nga koronavirusi.

Ky është bilanci më i lartë që vendi regjistron që nga 22 prilli. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në Francë raportoi edhe 33,417 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, krahasuar me 26,711 që u regjistruan të hënën dhe 52,010  të dielën.

Brenda ditës, 148 pacientë u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv, një rënie e lehtë nga 186 të sëmurë të raportuar të hënën. Në total, vendi numëron rreth 1.2 milion të infektuar dhe 35,541 viktima nga COVID -19.