Një tërmet me magnitudë 3.3 ka goditur Romën, në orën 5:03 të mëngjesit, të kësaj të hëne, teksa qyteti po përpiqet të përshtatet me jetën e re, pas bllokimit nga koronavirusi.

Tërmeti pati epiqendër në Fonte Nuova, një qytet i vogël rreth 10 milje larg kryeqytetit, ndërsa nuk aportohet për lëndime apo dëme.

Zjarrfikësit rrëfejnë se njerëz të shumtë u dyndën rrugëve të tronditur, ndërsa banorët raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të thellë për rreth 30 sekonda para se të fillonte lëkundja, duke shkaktuar panik.

“Kishim frikë. Ky është një moment i vështirë. Me tëmetin që ra s’do jemi më në gjendje të flemë”, tha një dëshmitar.