Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, thuhet se do të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndërsa mes vendeve që janë në zonën e kuqe të hartës, është edhe Shqipëria.

Në hartën e publikuar nga BBC jashtë rrezikut mbeten vetëm disa qytete të veriut të Shqipërisë, përfshirë dhe Europën qëndrore dhe atë veriore.

Ndërkohë që është mundësia e shkatërrimit të saj pa rënë në kontakt me token por shanset janë të pakta pasi ushtria amerikane nuk ka plan për t’i qëlluar mbetjet e një rakete të madhe në atmosferë.

Shefi amerikan i Mbrojtjes tha se shpresa është që raketa të bjerë në ujë dhe se sipas vlerësimeve të fundit, ajo do të bjerë në sipërfaqen e Tokës mes së shtunës dhe të dielës.

“Ne e kemi aftësinë për të bërë shumë gjëra, por nuk kemi një plan për ta qëlluar atë në momentin kur po flasim. Kemi shpresa se do të bjerë në një vend ku nuk do ta dëmtojë ndokënd. Shpresojmë në oqean ose në një vend të ngjashëm”, shtoi ai.