Italia duket se nuk po gjen paqe. Ndërkohë që vendi është në alarm nga përhapja e koronavirusit, një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter goditi jugun e vendit, ku epiqendra ishte shumë afër qytetit të Kozencës.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që nuk kanë munguar dëmet materiale, sidomos nëpër markete. Videot dhe fotot e publikuara nga mediet italiane tregojnë produktet e rëna në tokë dhe të thyera. Mediet e vendit fqinjë raportojnë se pas lëkundjes së orës 17.03, të shumtë ishin qytetarët që dolën në rrugë nga frika.