Dënohet 20-vjeçari, planifikoi të vriste kryeministren britanike

Postuar: 19/07/2018 - 09:29

Një 20-vjeçar britanik u shpall fajtor nga gjykata e Old Baileyt, për planifikim të një sulmi për të vrarë kryeministren Theresa May.

Naa’imur Rahman fanatik i ISIS, kishte planifikuar me detaje mënyrën se si do të hynte në zyrat e kryeminsitres May dhe më pas të ekzekutonte atë.

Ai kishte menduar të shpërthente me anë të një paisjeje derën kryesore dhe më pas të përfitonte nga rrëmuja, për t’u futur në godinë dhe për të ekzekutuar kryeministren me thikë.

"Nr. 10 Downing Street" është rezidenca zyrtare dhe zyra e kryeministrave britanikë. Ajo është ruajtur nga masa të forta sigurie dhe ka një portë në fund të rrugës, ku publiku dhe turistët mund të shkrepin foto të shtëpisë.

“Ne po flasim për një individ që do të kishte vrarë dhe plagosur një numër njerëzish, duke përfshirë zyrtarët e policisë dhe njerëz që mund të ndodheshin rastësisht aty”, tha Dean Haydon, kreu i Komandës kundër Terrorizmit në Policinë Metropolitane.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga të shoferët e mbijetuar nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë ka treguar momentet dramatike që ka përjetuar dhe si arri

Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së sotme në Xhenova të Italisë pas shembjes së një ure, e cila ë

   Ura që është shembur sot në Genova është ndërtuar në vitet ’60 dhe për shumë italianë ishte një nga urat më të frikshme.

   Ura që lidh Xhenovën me aeroportin e saj është shembur mesditën e sotme.

   Ura e një autostrade pranë qytetit italian të Xhenovës është rrëzuar.

Deri tani nuk raportohen viktima. 

   Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi bojkotim të produkteve elektronike amerikane në vendin e tij si shenjë reagimi ndaj presio

   Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth ored 07.37, në Londër.

   Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar 436 viktima nga tërmeti që tronditi ishullin e Lombok-ut në fillim të kë

   Angela Merkel është liderja e huaj që simpatizohet më shumë nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë.

   Presidenti amerikan Donald Trump, ka vazhduar sulmet e tij përmes mediave sociale ndaj hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller