Dita e katërt e zgjedhjeve evropiane/ Sot votojnë 21 shtete anëtare të BE-së

26/05/2019 - 13:08

Këtë të diel votojnë 21 shtete anëtare të BE-së – shtatë tashmë kanë votuar. Pritet që të shtohen ulëset e partive djathtiste. Kampi liberal është nën presion.

Në këtë ditë të katërt të zgjedhjeve evropiane, shkojnë te kutitë e votimeve shumica e zgjedhësve në BE. Qendrat e votimit sot janë të hapura në 21 shtete anëtare, duke përfshirë vendet më të mëdha të BE-së: Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Poloni. Këto pesë së bashku dërgojnë pothuajse gjysmën e të gjithë deputetëve në Parlamentin Evropian: 348 nga gjithsej 751.

Deri tani kanë dorëzuar votat e tyre  Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, pasi në to e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve. Gjithsej 420 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Sondazhet presin që pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e mëparshme, 43 për qind, të rritet paksa kësaj radhe.

Demokracia liberale lufton me nacionalistët

Blloqet e mëdha të partive politike i kanë kthyer këto zgjedhje të nënta për parlamentin e vetëm ndërkombëtar në botë në zgjedhje vendimtare. Kandidati kryesor i demokristianëve, politikani i CSU-së, Manfred Weber, dhe kreu i socialdemokratëve, Frans Timmermans, komisioneri i BE-së nga Holanda, në këtë fushatë zgjedhore ishin të tërë në një mendje. Ata janë të shqetësuar për kohezionin e BE-së, për mbrojtjen e demokracive “liberale” kundër modelit “joliberal” të përfaqësuar nga nacionalistët dhe populistët, siç është kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Presidenti francez Emmanuel Macron bën thirrje për një “Evropë që mbron” dhe kërkon reforma të gjera në fushat sociale dhe politiko-ekonomike. Udhëheqësi i populistëve të djathtë italianë, Matteo Salvini, në të kundërt, dëshiron ta zvogëlojë rrënjësisht bashkëpunimin në Evropë. Si populistët e krahut të djathtë në shumë shtete anëtare të BE-së, ai ndjek moton – “vendi im është i pari”. Partia e tij pritet të jetë forca më e fortë në Itali në këto zgjedhje.

Kolaps në Austri

Java e kaluar para zgjedhjeve ishte shumë dramatike. Në Austri, qeveria kombëtare-konservatore u prish, sepse populistët e krahut të djathtë të FPÖ, u kapën me një video duke thurur plane se si do t’ia shisnin tenderë një kinse mbesës së një oligarki rus. Nuk dihet nëse ky skandal do të ketë pasoja edhe në rezultatet elektorale në vende të tjera të BE-së. Davide Ferrari nga instituti hulumtues i Votewatch në Bruksel i tha DW-së se ai besoj se efekti do të mbetet brenda kufijve të Austrisë. “Votuesit e krahut të djathtë nuk janë aq të shqetësuar për etikën, ata duan të protestojnë.”

Sipas sondazheve të përpiluara nga 28 shtetet anëtare, populistët e krahut të djathtë dhe kundërshtarët e BE mund të marrin 20 deri 23 përqind të vendeve në parlamentin e ri. Natyrisht, kjo është mjaft, thotë eksperti i BE-së Janis Emmanouilidis nga “Qendra e Politikave Evropiane”, “por kjo nuk mjafton për të marrë pushtetin”. E djathta vështirë se do të ketë sukses në formimin e një grupi të vetëm parlamentar në parlamentin e ri.

Pa kokë në Britaninë e Madhe

Pikërisht deputetët e Britanisë së Madhe, që në fakt është duke u larguar nga BE-ja, do të luajnë rol të madh në ndryshimin e ngjyrave në ulëset parlamentit. Partia e re “Brexit Party” ndoshta do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por edhe përkrahësit e BE-së pritet të kenë pësuar rritje.

Vetëm konservatorët pritet të dalin me humbje të madhe. Kryeministrja e pasuksesshme Theresa May u dorëzua. Një ditë pas zgjedhjeve, të premten ajo bëri të ditur  dorëheqjen duke pranuar se ajo nuk mundi ta organizonte daljen e Britanisë nga BE për tre vjet. Megjithatë, rezultatet zyrtare nga Britania e Madhe – dhe të vendeve të tjera të BE-së do të bëhen zyrtare të dielën pas orës 22.

Mbështetje e përkohshme për socialistët

Socialdemokratët britanikë megjithatë do të dërgojnë rreth 20 deputetë në Strasburg. Kjo i vjen në për mbarë grupit socialist, i cili nuk do të tkurret aq shumë sa të ketë frikë nga sondazhet. Rezultati i mirë që thuhet se ka arritur kandidati kryesor socialdemokrat Timmermans, në Holandë, të enjten, është shpresëdhënës, edhe nëse ka vetëm dy vende shtesë. Megjithatë, deputetët e partisë britanike Labour  mund të largohen sërish nga parlamenti në tetor – nëse Brexit do të zbatohet me të vërtetë. Grupi parlamentar i socialistëve kështu do të tkurrej sërish.

Ndikimi në Berlin

Performanca e kandidatit kryesor evropian Manfred Weber (CSU), i cili kryeson listën konservatore në Gjermani, do të ketë një ndikim në politikën e brendshme gjermane. Drejtoresha e “Akademisë për Formimin Politik” në Tutzing, Ursula Münch, i tha DW se ajo priste humbje si për CDU / CSU ashtu edhe për SPD – d.m.th, për të tri partitë që marrin pjesë në koalicionin federal. Ursula Münch konsideron një fund të parakohshëm të koalicionit ose një zëvendësim të kancelares Angela Merkel si rezultat i rezultatit të mundshëm të zgjedhjeve evropiane./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 12 të vdekur dhe 125 të plagosur bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi dje Kinën dhe qytetin e Yib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për ish-presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë

Mohamed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Z

Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kan

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojë ndryshime të vogla të niv

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë  bllokuan rrugët kryesore rreth se

Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor

Turqia thotë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha sanksioneve të mundshme amerikane për shkak të blerjes nga Rusia të raketave mbrojtëse