Një burrë nga Illinois ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka qëlluar veten, pasi dyshonte se bashkëshortja e tij ishte e infektuar me koronavirus.

Patrick Jesernik, 54 vjeç dhe Cheryl Schriefer, 59 vjeçe, u gjetën të vdekur në dhoma të ndara me shenja të dukshme të  plumbit në kokë.

Kur mbërritën në shtëpi mjekët që do merrnin tamponin te çifti, të gjitha dyert dhe dritaret ishin të mbyllura nga brenda dhe u desh ndihma e zjarrfikësve për të hapur derën.

Një pistoletë që mbante dy gëzhoja të harxhuara u gjet pranë trupit të Jesernik dhe në shtëpi nuk kishte shenja ‘lufte’ për të kuptuar nëse ky kishte qenë një atentat dhe të gjitha dyshimet e çuan policinë në vetëvrasje, raportojne mediet e huaja.