Epidemiologu i njohur amerikan Anthony Fauci është shprehur se “ne kurrë nuk do e mësojmë origjinën e saktë e virusit”.

Fauci është i mendimit se mundësitë më të mëdha është që virusi ka ardhur nga kafshët tek njerëzit, por megjithatë shton se asnjë rezultat nuk mund të jetë i saktë.

Epidemiologu i njohur tha se me gjasë, virusi ka dalë nga laboratori.

“Ka një lidhje me laboratorin, virusi mund të ketë nisur nga aty. Por kjo nuk heq mundësinë që ajo mund të ketë ardhur nga kafshët. E them me siguri, ne kurrë nuk do zbulojmë origjinën e saktë të virusit”, tha Fauci.

Joe Biden, ka urdhëruar që për një afat 90 ditor, të vlerësohet origjina e virusit, por duke iu referuar fjalëve të epidemiologut e njohur, kërkesa e Biden me gjasë nuk do të realizohet brenda afatit të vendosur.