Erdogan: Zoti e mëshiroftë vëllaun dhe dëshmorin Morsi

18/06/2019 - 08:45

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për ish-presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë gjatë një seance gjyqësore, duke theksuar “Zoti e mëshiroftë vëllaun tonë dhe dëshmorin Morsi”.

Pas vdekjes, presidenti Erdoğan postoi një foto të Morsi-t në llogarinë e tij në Twitter.

Me keqardhje u informova për vdekjen e vëllaut tonë, Mohamed Morsi, i cili është presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike. Zoti e mëshiroftë dëshmorin Morsi, i cili udhëhoqi një nga luftërat më të mëdha demokratike në histori”, shkroi Erdoğan.

67-vjeçari Morsi humbi vetëdijen dhe ndërroi jetë në seancën gjyqësore ku ai përballej me një mori akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos në grusht shtetin ushtarak në vitin 2013.

Ish-presidenti Morsi në vitin 2013 u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera për Morsin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre diplomatë turq janë vrarë këtë të mërkurë, nga të shtënat me armë zjarri në kryeqytetin kurd të Irakut Erbil.

Shtetet e Bashkuara bllokojnë shitjen e avionëve luftarakë F-35 drejt Turqisë.

Ursula Von der Leyen është konfirmuar nga Parlamenti Europian në postin e Presidentes së Komisionit Europian për pesë vitet e ardhshme.

Një 82-vjeçare në Rimini të Italisë ka kërcënuar mbesën dhe të dashurin e saj, se do të paguajë 2 shqiptarë e do i vrasë, pasi i

Politikania kristiandemokrate e publikoi nё twitter vendimin e saj: “Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursu

Administrata e Presidentit Trump po përpiqet t’i japë fund mbrojtjes përmes azilit për shumicën e emigrantëve të Amerikës Qendrore që hyj

Egjipti ka hapur për publikun dy nga piramidat e tij më antike, të vendosura rreth 40 km nga Kajro, për herë të parë pas 1965.

Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, është kjo një skemë e re që do të aplikohet në Brita

Në një numër twittesh, të cilat u cilësuan menjëherë nga kritikët si komente raciste dhe ksenofobike, Presidenti Donald Trump ka provokua