Janë bllokuar një numri i madh i mdedave online më të rëndësishme botërore.

Sipas BBC nuk po punojnë Amazon, Reddit dhe Twitch, Financial Times, Guardian, New York Times, CNNnews.

Bëhet me dije gjithashtu se jashtë funksionit është dhe webfaqja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar – gov.uk.

Webfaqet e prekura në momentin që i klikon shfaqën mesazhin: “Gabimi 503 Shërbimi nuk disponohet”.

Raportet spekulojnë se mund të ketë të bëjë me Fastly, një ofrues i informatikës i cili mbështet shumë nga webfaqet kryesore.

Megjithatë ende nuk është dhënë një deklaratë zyrtare mbi këtë ngjarje.