Ministrja e Transportit në Finlandë Sanna Marin u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate të Dielën për t’u bërë Kryeministrja më e re e vendit ndonjëherë dhe jo vetëm.

Marin 34-vjeçare, partia e së cilës është më e madhja në koalicionin qeverisës, do të jetë kryeministrja më e re në botë kur ajo të marrë detyrën në ditët në vijim.

Rinne paraardhësja e saj dha dorëheqjen të martën pasi një parti në koalicion, Partia Qendër, tha se kishte humbur besimin në të pas trajtimit të të një grevë.

“Kemi shumë punë përpara për të rindërtuar besimin,” u tha Marin gazetarëve.