Forcat amerikane dhe ato afgane vrasin 40 talibanë

16/09/2019 - 07:49

Forcat afgane, të mbështetura nga forcat e Shteteve të Bashkuara, vranë dy liderë të lartë talibanë dhe së paku 38 luftëtarë të këtij grupi gjatë sulmeve të përbashkëta ajrore, të cilat u kryen në rajonet veriore dhe perëndimore të Afganistanit.

Oepracionet, të cilat u nisën të shtunën në mbrëmje, kishin për qëllim që t’i paralizonin sulmet e planifikuara të talibanëve kundër forcave afgane, tha një zyrtar i lartë i sigurisë në Kabul, duke shtuar se përleshjet me talibanët janë shtuar pas ndërprerjes së bisedimeve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe grupit terrorist.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha përmes një deklarate se gjatë këtyre sulmeve është vrarë guvernatori i talibanëve për provincën veriore të Samanganit, Mawlavi Nooruddin, bashkë me katër luftëtarë të tjerë.

Sidoqoftë, talibanët kanë mohuar se ky guvernator është vrarë. “Ai është i gjallë”, tha Zabihullah Mujahid, zëdhënës i talibanëve.

Zyrtarë të lartë të sigurisë në Kabul kanë thënë se do të kryhen disa operacione kundër talibanëve dhe luftëtarëve të Shtetit islamik për t’i parandaluar sulmet ndaj forcave afgane dhe civilëve para zgjedhjeve presidenciale të 28 shtatorit, shkruan “Reuters”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se kë

Dymbëdhjetë kandidatë demokrat për zgjedhjet presidenciale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përball

Na ndajnë vetëm disa orë nga vendimi për Brexit.

Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritme shumë të shpejta. Në pesë vitet e fundit alpet e Zvicrës kanë humbur 1 të 10 e akullit.

Dy studentë italianë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, pasi kanë përdhunuar një vajzë të dehur 25-vjeçare, në depon e një klubi nate në Londër,

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.