Një bebe e porsalindur me kordonin e kërthizës ende në trup u gjet nga një kalimtar, anës rrugës.

Foshnja, u shpëtua nga një inxhinier, i cili e dalloi atë teksa po shkonte për në punë.

Sipas të përditshmes "Mirror", Alexandre da Silva Dias de Freitas, nga Rio de Janeiro njoftoi menjëherë policinë, ndërsa foshnja u transportua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv.

Autoritetet nisën hetimet për të zbuluar se kush e ka braktisur beben, që peshonte rreth 2 kilogramë e gjysmë. Ai u gjet mëngjesin e së hënës rreth orës 6:30, në atë të një rruge mjaft të frekuentuar, në një vend me bar të lartë.

Oficerët e policisë që shkuan për të shpëtuar beben postuan edhe fotografi të tij, si dhe personit që i shpëtoi jetën.