Mjekët dhe infermierët mbushën rrugët e Torinos në Itali duke protesuar për kushtet e këqija në punë dhe mungesën e shpërblit për punën e bërë gjatë pandemisë.

Protestuesit u shfaqën në Piazza Castello me duar të lidhura me zinxhirë dhe me qese mbeturinash në vend të uniformës së bardhë duke brohoritur: “Ne meritojmë respekt”. 

“Ne do të kërkojmë kompesim për të gjithë infemierët dhe mjekët. Puna e tyre ishte shumë e vështirë, teksa ata shikonin sesa të vdekur kishte çdo ditë. Ka të tjerë që kanë marrë më shumë Euro”.

Një pjesë e madhe e tyre janë ankuar se kanë marrë një vlerësim shumë të dobët nga institucionet. Qeveria italiane u premtoi atyre se do t’u jepte paga shtesë teksa punonin në vijën e parë të frontit.

Kujtojmë se një pjesë e madhe e mjekëve dhe infermierëve për 2 muaj me radhë jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën, lanë çdo gjë madje edhe familjet e tyre, duke rrezikuar jetën për të dhënë kontributin e tyre në luftën ndaj Covid-19.