Ishin në pritje të fëmijës, ndërron jetë çifti që ndiqej nga policia

12/02/2019 - 21:34

Një çift që kishin vetëm pak muaj që ishin martuar kanë ndërruar jetë, teksa po largoheshin nga një skenë grabitjeje në Horrow, në veri të Londrës.

Patrick dhe Shauna McDonagh së bashku me një person tjetër kishin marrë pjesë në një grabitje dhe kanë gjetur vdekjen, pasi janë përplasur me një autobus në momentin që po ndiqeshin nga polica.

Dy të rinjtë janë shpallur të vdekur në vendngjarje, ndërsa personi i tretë që ishte në automjet është dërguar në spital dhe më pas është arrestuar, raporton Mirror. Sipas policisë britanike, Patrick, 19 vjeç, ka marrë pjesë në një grabitje të rëndë, ku mendohet se ka qenë dhe bashkëshortja e tij së bashku me një person tjetër.

Çifti, nga Edgware, në veri të Londrës u martua nëntorin e kaluar pas tetë muajsh së bashku dhe Shauna, 18 vjeç, priste një vajzë të vogël, e cila do të lindte në muajin Prill.

Në një postim në rrjetin social Facebook, të publikuar dy javë më parë ata kishin nxjerrë një arush, kur thuhej se ishin në pritje të një vajze. Ndërsa motra e Shaunws, Bridgie Mongan, shkroi në Facebook: “Pse Perëndia e bëri këtë? Ata ishin çift shumë i lumtur. Ata do të bëheshin prindër të një princeshe të vogël në muajin Prill. Çfarë do të bëjmë pa to?

Motra e Patrick, Lexi-Rose Lawrence, gjithashtu shkruante: “R.I.P. Patrick dhe Shauna dhe mbesa ime e palindur”.

Antoine Eid, 47 vjeç, ka dëshmuar, pasi e ka parë aksidentin. “Jam tronditur shumë, kam parë ndjekjen që policia u ka bërë. Nuk ishte një aksident normal. Kurrë nuk kam parë një aksident të tillë. Kam që në vitin 2001 që jetoj në këtë zonë dhe kurrë nuk kam parë diçka të tillë”.

Në një deklaratë policia tha: “Rreth orës 20:40 ditën e diel, policia iu përgjigj një njoftimi se në zonën Harrow ka ndodhur një grabitje dhe nisëm aksionin e saj. Gjithashtu në aksion mori pjesë dhe një helikopter i policisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido është larguar nga Karakasi të enjten, së bashku me 80 ligjvënës, për t’u nisur në kufirin me

Rreth 78 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu lagjen historike 400-vjeçare “Chawkbazar” në kryeqytetin e Banglade

Humbja e një fëmije është e tmerrshme. Humbja e 7 fëmijëve? E paimagjinueshme.

Dy eksponentë të klanit Cursoti Milanesi, të akuzuar si përgjegjës për një shantazh në dëm të një farmacie, janë arrestuar në Katania.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të zhvillojë armë të reja, që do t’i drejtojë nga qendrat perëndimore të vendimmarrjes, nëse Perëndim

Presidenti Trump është një "siklet për vendin", një "gënjeshtar patologjik", një "racist".

Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar një akullorë në hotelin Costa del Sol, sepse ishte alergjike ndaj qumështit dhe arrave.

Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të

Pas insinuatave të rënda të së fejuarës, që u shfaqën e më pas u zhdukën në rrjetet sociale, tani është kushëriri i Emiliano Sala që hedh

Presidenti Donald Trump është paditur në gjykatë nga 16 shtete federale në Shtetet e Bashkuara, lidhur me shpalljen e emergjencës kombëta