Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 240.961 njerëz janë prekur nga virusi Sars-CoV-2, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 201 raste të reja.

Deri tani nga këto infeksione, 34.818 vdiqën, ku sipas informacioneve, 30 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe 366 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet, raporton Corriere Della Sera.

Pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 963 persona, nga të cilët 82 në kujdesin intensiv.