Një sasi rekord heroine, nga më të mëdhatë e 20 viteve të fundit është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali.

Operacioni i Antimafias italiane në bashkëpumin me policinë doganore dhe drejtorinë e antidrogës ka çuar në kapjen e 270 kg heroinë, fshehur në konteinerët që udhëtonin nga Irani drejt portit të Xhenovas.

Policia italiane pas zbulimit të sasisë së drogës, ka nisur operacionin e zbardhjes së përgjegjësve të organizimit e trafikimit të kësaj sasie të madhe heroine.

Në këtë operacion antidrogë u përfshinë edhe 4 shtete të tjera: policia e Zvicrës, Francës, Belgjikës dhe Holandës.

Gjatë ditës pritet të zbardhen më shumë detaje mbi këtë sekuestrim rekord heroine.