Italia vijon të regjistrojë rritje të infeksioneve me covid 19. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në shtetit fqinj janë regjistruar 20,499 raste të reja.

Situata vijon të jetë serioze edhe për sa i përket numrit të vdekjeve, ku raportohet për 253 të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë, në shtetin fqinj janë regjistruar 97,227 të vdekur dhe 2,888,923 raste të infektimeve.