Në 24 orët e fundit në Itali janë raportuar 10.554 raste të reja me koronavirus nga 328,612 testime të kryera.

Rastet kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë, ku u konfirmuan 11,807. Shkalla e  pozitivitetit qëndroi në 3.2%, nga 3.6% një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 207 viktima,  ndërsa një ditë më parë u raportuan 258 vdekur.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 2,253 pacientë në kujdesin intensiv. Në pavionet e zakonshëm, nga ana tjetër janë 16,331 njerëz të shtruar.