Kina dhe Rusia në luftë tregtare me SHBA-të

Postuar: 16/04/2018 - 22:42

   Kina dhe Rusia po sfidojnë influencën tregtare të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Donald Trump ka akuzuar dy vendet për lojëra financiare me qëllim dobësimin e pozitave të Amerikës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Rusinë dhe Kinën se po bëjnë lojëra financiare me qëllim dobësimin e valutës amerikane.

Sipas Trump, dy vendet po e bëjnë këtë gjë duke zhvlerësuar valutat përkatëse, në një kohë kur normat e interesit në Shtetet e Bashkuara po ngrihen.

“Rusia dhe Kina po bëjnë lojëra valutash në një kohë kur Amerika po i mban të ngritura normat e interesit. Kjo është e papranueshme!”, ka thënë Trump në Twitter.

Postimi i kreut të shtetit i referohet atyre që ai i konsideron praktika tregtare të zhdrejta. Kjo, pasi nëse valuta e një vendi ulet në mënyrë artificiale, atëherë eksportet e tij bëhen më konkurruese në treg.

Ndërsa normat e larta të interesit në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi rrisin vlerën e dollarit, duke i bërë eksportet amerikane më të shtrenjta.

Që kur Trump mori detyrën në janar të vitit 2017, dollari amerikan është dobësuar kundrejt shumë valutave të tjera, përfshirë jenin kinez dhe rublën ruse.

Kundrejt jenit, dollari ka rënë me 8.6 për qind që prej 20 janarit 2017; ndërsa përballë rublës me 4.5 për qind. Por me vendosjen e sanksioneve më herët gjatë muajit, dollari ra më tej në 4 për qind ndaj monedhës ruse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua në Nord Dakota, SHBA, ka varrë shoqen e saj të ngushtë e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë dhe i ka marrë fetusin, për ta rr

Çdo shtator, udhëheqësit botërorë vijnë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me seli në Nju Jork.

   Izraeli ka njoftuar banorët e një fshati në Bregun Perëndimor se ata kanë afat deri me 1 tetor për të prishur banesat e tyre.

   Administrata e Trump njoftoi se po përgatitet të propozojë një rregull të ri, i cili ua vështirëson marrjen e “Green Card”-it emigrant

Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, pasi një anije me emigrantë, shumica prej tyre sirianë, është fundos

Një sulm me armë mbi një paradë ushtarake në një qytezë në juglindje të Iranit ka lënë dhjetëra viktima dhe të plagosur.

   Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në ne

   Po bëhet gjithnjë e më e qartë: evropianët po e përfundojnë verën e tyre. Arsyeja?

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në