Teksa është regjistruar numri më i vogël i të infektuarve me virusin vdekjeprures, tashmë Kina po ndihmon Italinë të luftojë kundër koronavirusit.

Së fundmi ka mbërritur në Romë një airbus A 350 i nisur nga Shangai, me në bord një ngarkesë ndihmash kundër koronavirusit, e paralajmëruar ditët e shkuara nga qeveritë e Italisë dhe Kinës.

Bashkë me mjetet sanitare, ka mbërritur edhe një task forcë prej nëntë mjekësh të specializuar në luftën kundër koronavirusit, gjashtë burra dhe tre gra.

Grupi përbëhet nga reanimatorë, pediatër, infermierë dhe figura që kanë menaxhuar emergjencën e koronavirusit në Kinë dhe udhëhiqet nga zëvendëspresidenti i kryqit të kuq kinez, Jang Huichuan dhe profesori i reanimacionit Liang Zongan.

Nga avioni janë nxjerrë nëntë makineri me ventilatorë, materiale respiratore, elektrokardiografë, dhjetëra e mijëra maska dhe të tjera mjete sanitare.