Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa fatmirësisht është rritur numri i të shëruarve, që sot janë 1590, shifra më e lartë e regjistruar që nga nisja e pandemisë Covid-19..

812 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 11.591.

75.528 janë të prekurit nga koronavirusi, 1648 më shumë sesa një ditë më parë, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë deri më tani.

1590 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 14.620.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar 101.739 persona pozitivë me Covid-19.