Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh nga pandemia Covid-19.

837 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar në total numrin e viktimave në 12.428.

77.635 janë të prekurit nga koronavirusi, 2107 më shumë sesa një ditë më parë.

1109 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vendin fqinjë, duke e çuar shifrën në total në 15.729.

Që nga fillimi i emergjencës në Itali janë regjistruar  105.792 persona pozitivë me Covid-19.