Kreu i ekspertëve amerikanë: Nuk ka mbaruar ende vala e parë e koronavirusit

08/07/2020 - 22:15

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekordin e zymtë të 3 milion rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi njerëzit të mos bien në “vetëkënaqësi të rreme” për rënien e numrit të vdekjeve.

Dr Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i bëri komentet gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me Senatorin Doug Jones në Facebook.

“Është gabim nëse ngushëllojmë veten me shkallën më të ulët të vdekjeve”, tha Dr Fauci. “Ka kaq shumë gjëra të tjera tepër të rrezikshme dhe të këqija që mund të shkaktojë ky virus; nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme”, tha ai.

SHBA kanë regjistruar deri tani 131,457 vdekje nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump shkruante mbrëmë vonë në Tëitter se “shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë dhjetëfish!”

Por Dr Fauci paralajmëroi në fillim të kësaj jave se Shtetet e Bashkuara janë “ende të zhytura thellë në valën e parë” të pandemisë.

Paralajmërimi i tij erdhi në të njëjtën ditë që administrata Trump njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara se po tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetit, megjithë shtimin e rasteve me COVID-19 në vend.

Presidenti Trump e ka akuzuar OBSH-në për një prirje pro-Kinës në trajtimin nga Pekini të koronavirusit dhe ka kërkuar që agjencia të reformohet. Ai i pezulloi fondet e SHBA për OBSH-në në muajin prill ndërsa një muaj më vonë njoftoi synimin e tij për t’u tërhequr.

Sipas rregullave të organizatës, duhet të kalojë një vit i plotë para se tërheqja të hyjë në fuqi. Ish nënpresidenti Joe Biden, i cili pritet të fitojë emërimin e demokratëve si kandidat për president, ka thënë se do t’i ribashkohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëse zgjidhet.

OBSH-ja pohoi të martën se transmetimi me anë të ajrit luan rol në përhapjen e koronavirusit dhe ka në plan të nxjerrë rekomandime të reja se si të shmanget infeksioni.

Një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende publikuan të hënën një letër të hapur ku i bënin thirrje agjencisë të rishikojë udhëzimet e saj për mënyrën se si kjo sëmundje përhapet midis njerëzve.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nëpërmjet ajrit, që do të thotë se grimcat e virusit mund të rrinë pezull në ajër në mjediset e brendshme dhe të infektojnë njerëzit kur thithen prej tyre.

OBSH-ja ka thënë se virusi përhapet përmes piklave të më të mëdha që dalin nga kollitjet dhe teshtitjet e një personi të infektuar, por që bien shpejt nga ajri për shkak të madhësisë së tyre. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njerëzit e përfshirë në botën e krimit po përdorin mënyra të ndryshme për të trafikuar lëndët narkotike. 

Për shkak të rregullave kufizuese të Coronës, çiftet e pamartuar nga vende të ndryshme, pjesërisht ka muaj që nuk shihen.

Pandemia COVID-19 ka izoluar shumë vende të botës për një periudhë, ka kufizuar shumë aktivitete, dhe ka ndryshuar shprehi të shumta të n

Presidenti Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë program

Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni i globit me vdekshmërinë më të lartë nga epidemia e COVID-19, duke kapërcyer Europën, ku po

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për vaksinë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm të Rusisë lidhur me pretendimet për pagesa për militantët t

Mijëra qytetarë, të zemëruar me liderët politikë në Liban, kanë dalë në rrugë për të protestuar për të dytën ditë rradhazi, pasi shpërthi

Virologët kryesorë të Gjermanisë kanë thënë se vendosja e maskës në fytyrë në shkolla duhet të bëhet e detyrueshme, përfshirë gjatë orëve