FBI-ja ka shpërndarë vizatime të disa femrave të vrara në periudhën 1970-2005, me shpresën për t’i identifikuar. Sipas policisë portretet janë realizuar nga vrasësi i tyre.

Bëhet fjalë për Samuel Little, i cili është duke vuajtur tre dënime të përjetshme, pasi pranoi se kishte vrarë 93 femra në 35 vite. Si një ish-boksier, në fillim vrasësi serial, i gjuante me grushta, i mbyste pastaj i pikturonte.

"Kam vrarë më shumë femra të brishta dhe të pambrojtura shpesh të përfshira në prostitucion dhe të droguara"– ka thënë vrasësi i tmerrshëm i cili sot është 78 vjeç dhe vuan dënimin në një burg në Teksas.