Kriza e koronavirusit “ndihmon” kriminelët në internet

21/05/2020 - 18:30

Për shkak të koronavirusit, jo vetëm ata që kanë punuar në distancë por edhe shumë njerëz të tjerë, kanë kaluar më shumë kohë para kompjuterave, qoftë për tu informuar, argëtuar apo porositur mallra online.

Por situata, ka ofruar kushte ideale për kriminelët në internet – thotë DW. Sipas sondazheve të kompanisë “G Data Cyber Defense”, që ofron programe për mbrojtjen prej viruseve në Gjermani, numri i sulmeve kibernetike në mars u rrit me rreth 30 përqind krahasuar me shkurtin. Këto janë vetëm sulmet e zbuluara. Numri i përgjithshëm i sulmeve ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë dhe dëmi i shkaktuar mund të arrijë në disa milion euro. Bujën më të madhe e bënë përpjekjet për mashtrim në faqet e internetit të qeverisë gjermane ku ofrohej ndihmë financiare për bizneset.

Sipas ekspertëve të sigurisë, objekt i sulmeve janë jo vetëm telefonët celularë apo tabletat por edhe kompjuterat dhe lap-topet. Skenaret e sulmeve nuk janë të ndryshme për shkak të pandemisë, por është shtuar numri i sulmeve dhe i programeve të dëmshme. Një ndër të është Emotet që shërben si çelës për tu infiltruar në një sistem ose rrjet dhe për t’u hapur rrugën programeve të tjera të dëmshme shtesë. Ekspertët paralajmërojnë se duhet treguar kujdes në këtë kohë edhe me reklamat në portalet e internetit që ofrojnë artikuj që lidhen drejtpërdrejtë me Covid-19, si për shembull maska të lira ose teste për koronavirusin.

Po ashtu qarkullojnë edhe faqe të rreme në formë portalesh që ofrojnë gjoja ndihmë të menjëhershme për të prekurit nga kriza. Ndërkohë, në rrjet publikohen edhe grafikë në lidhje me koronën, që janë të ngjashme me faqen e internetit të Johns-Hopkins, por që janë të lidhura me kode programesh të dëmshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Belgjika nuk do të vendosë më masa të rrepta izolimi edhe në rastin e një vale të dytë të koronavirusit, deklaroi ministri i Brendshëm, P

Një betejë e fortë po luftohet në laboratorët hulumtues të të gjitha vendeve më të përparuara: nga Kina në Shtetet e Bashkuara, Izraeli,

Duke nisur nga korriku, Spanja do të hapë hap dyert për turistët e huaj.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendit, duke i dhënë fund kufizimeve në rajonet ku vendimi ishte

Gjermania është një ndër vendet e suksesshme në luftën ndaj koronavirusit.

Në stereotipet e armikut të qeverisë amerikane nën Donald Trump bën pjesë si Venezuela, ashtu edhe Irani.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi shkeli orarin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik

Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, që kundërshtonin planet e Kinës për të miratuar një ligj të ri të sigu

Italia ka shënuar bilancin më të ulët të viktimave prej më shumë se 2 muajsh e gjysmë.