259 raste të reja dhe 30 vdekje nga koronavirusi. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Itali.

Mbrojtja Civile Italiane deklaron se pjesa dërrmuese e rasteve të reja janë në rajonin e Lombardisë, 156 në total.

Përsa i përket numrit të të shëruarve, në 24 orët e fundit ka arritur në 890 duke e çuar në 187,615 numrin total. Ndërkohë 105 pacientë kanë lënë terapinë intensive.

Rajonet pa asnjë rast të ri janë: Basilicata, Valle d’Aosta, Sardegna, Bolzano dhe Siçilia.

Me shifrat e sotme, numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali shkon në 34,708 persona, ndërsa ai i të infektuave në 239,961 persona.