Koronavirusi është kthyer në një kërcënim global dhe në qendër të vëmendjes të të gjithë botës për shkak të përhapjes së tij  të frikshme. Fillimisht u shfaq në Kinë në fund të dhjetorit, por mbas 15 janarit u kthye në një pandemi e cila kapi vendet kryesore të botës dhe jo vetëm.

Por disa vende ia kanë dalë deri më tani që të shërojnë pacientët dhe të eleminojnë koronavirusin sa i përket territoreve dhe popullatave të tyre.

Vietnami mban rekordin pasi ka rekuperuar 16 të infektuar nga 16 që u shfaqën brenda territorit të vendit, i cili kujtojmë se është në kufi me Kinën, vendi i origjinës së koronavirusit. Më pas vijnë Filipinet ku koronavirusi shkaktoi një viktimë por autoritetet shëndetësore arritën të rekuperojnë 2. India, vendi i dytë më i populluar i botës pas Kinës shfaqi vetëm 3 raste dhe të 3-ja u shëruan. Rusia gjithashtu rekuperoi 2 pacientë kinezë me koronavirus, por vendi mori masë drastike ku vendosi që të dëbojë çdo të huaj me koronavirus që ndodhej në territorin e saj.

Egjipti, Belgjika, Kamboxhia, Finlanda, Nepali dhe Sri Lanka janë disa nga vendet ku ka pasur vetëm nga një rast me koronavirus por që u shëruan.

Franca gjithashtu ishte në këtë listë deri mbrëmjen e djeshme kur u shfaqën dy raste të reja me koronavirus, një që po rikthehej nga Kina dhe një nga Italia.