INDI- Mbi 170 persona kanë vdekur për shkak të të ftohtit të acartë që ka përfshirë veriun e Indisë, raportojnë mediat lokale. 

Shumica e vdekjeve janë regjistruar në shtetin Utar Pradesh, i ndjekur nga Punxhabi dhe Harjana, që janë përfshirë gjithashtu nga moti i keq. 

Shumica e viktimave janë të pastrehë dhe të moshuar, njoftojnë autoritetet lokale, sipas të cilave javën e kaluar, kryeqyteti indian Delhi përjetoi ditën më të ftohtë në 44 vitet e fundit. 

Mjegulla e dendur shkaktoi kaos në transportin hekurudhor dhe atë ajror, me shumë fluturime që janë vonuar dhe të tjera të anuluara. 

Shtypi indian raporton për 175 persona që kanë vdekur në Utar Pradesh, që është dhe shteti më i populluar i Indisë, ku temperaturat kanë rënë thellë nën zero. 

Shtete të tjera të prekura nga acari janë edhe Utarakhand, Raxhastani, Xhamu dhe Kashmiri. Parashikuesit e motit thonë se kushtet e pazakonta të tij do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. 

Gjithësesi. temperaturat në Nju Delhi u ngritën të martën në 2.4 gradë Celsius, nga 1.9 gradë që ishin ditën e hënë, saktësojnë më tej mediat lokale.