Gjermania dhe Franca kanë rënë dakord të mbështesin një plan për të prezantuar bonot e BE-së në vlerë 500 miliardë euro shtesë për të rindërtuar ekonominë evropiane pas pandemisë COVID19.

Në një video-konferencë të përbashkët, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u bënë thirrje vendeve anëtare të bien dakord, por gjithashtu saktësuan propozimin e Komisionit Evropian për të gjetur para shtesë për rimëkëmbjen e ekonomisë së BE-së duke huazuar në tregun e kapitalit me garancitë e vendeve anëtare.