Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Ngjarja u bë e madhe dhe shqetësoi admiruesit e saj në mbarë botën për vetë vlerat që mbart duke qenë një ndërtesë 800-vjeçare.

Zjarrfikësit arritën të ruanin strukturën dhe pjesën më të madhe të brendësisë së saj dhe në këtë mënyrë disa priftërinj kanë mbajtur meshën e parë prej kohës kur kjo kishë thuajse u shkatërrua plotësisht por për arsye sigurie ata vendosën kaska mbrojtëse.