Ministri i Jashtëm italian jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

22/01/2020 - 15:17

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë “Lëvizja 5 Yjet”. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se Di Maio e komunikoi vendimin e tij gjatë mëngjesit të sotëm në një takim që zhvilloi me ministrat e qeverisë që vijnë nga radhët e partisë së tij.

Nuk dihet arsyeja përse Luigi Di Maio vendosi që të heqë dorë nga drejtimi i partisë, por në një postim në Facebok, ai ka njoftuar që në orën 17:00 do të dalë në një konferencë shtypi për të komunikuar vendimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se Di Maio do të synojë të qëndrojë në qeveri edhe pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë.

Giuseppe Conte, Kryeministri i Italisë, tha se nuk dëshiron të komentojë vendimin e Di Maio. “Nëse ky është vendimi i tij, atëherë unë do ta respektoj”, tha Conte.

Partia e Luigi Di Maio, “Lëvizja 5 Yjet”, është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të qendrës së majtë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit.

Britania e Madhe ka shtuar masat për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës, koronavirus.

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Koreja e Jugut dhe Irani janë dy qendrat e reja të përhapjes së koronavirusit pas Kinës në kontinentin aziatik.

Kryeministri italian Giussepe Conte, në Frontiere su Raiuno, shpjegon se një nga arsyet e shpërthimit të virusit është edhe keqmenaxhimi

“Konfirmoj se nuk ka vatra të reja”, deklaroi sot kreu i Departamentit të Mbrojtjes civile dhe komisioneri i Emergjencës për Koronavirusi

Në videon e mëposhtme duket momenti kur tërmeti me magnitudë 4.4 godet jugun e Italisë.

Një makinë përfundoi mes turmë në një procesion të karnavaleve në Volkmarsen në Hesse, Gjermani, duke shkaktuar mbi 30 të plagosur, përfs

Duke marrë shkas nga përhapja e koronavirusit jashtë territoreve të Kinës, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus,