Zona e Marylandit në Shtetet e Bashkuara është përfshirë nga përmbytje të shumta. Lumenj uji dhe balte zbresin nëpër qytet duke marrë me vete çdo gjë që gjejnë përpara, përfshirë edhe makina.

Banorët janë bllokuar nëpër ndërtesa, ndërsa kane postuar video në rrjetet sociale.

Qyteti i Ellicott është ndër më të prekurit nga vërshimet e ujërave.

Guvernatori i Maryland Larry Hogan deklaroi gjendje të jashtëzakonshme të dielën në Howard County.
Stuhi masive përmbytën edhe rajonin Baltimore, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në Ellicott City dhe duke lënë një person të humbur.

Tridhjetë persona u shpëtuan sot në mëngjes, thanë zyrtarët.

Vërshime të shumta përmes rrugës kryesore historike të Ellicott City kanë rrëzuar ndërtesa dhe makinat u moren me vete nga rryma e ujit, pasi lumi i Patapsco aty u rrit në një nivel rekord. Në disa zona, niveli i ujit arriti mbi katin e parë të ndërtesave.