Deputeti italian David-Maria Sassoli u zgjodh president i Parlamentit Europian të mërkurën. Ai fitoi falë një rekomandimi nga udhëheqësit e BE-së për të vënë një socialist në krye të PE.

Sassoli mori 345 vota në raundin e dytë të votimit, ndërkohë që konkurrentët e tij, Jan Zahradil mori 160 vota dhe Ska Keller 119. Ai do të shërbejë për dy vjet e gjysmë – gjysma e mandatit parlamentar – përpara se të kalojë stafetën tek një anëtar i qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane për pjesën tjetër të mandatit.

Në komentet e tij para deputetëve para votimit, Sassoli i cili në Itali njihet si gazetar, por jashtë vendit nuk ka një profil të lartë, tha se kishte vendosur të kandidonte sepse:

“Evropa do të jetë më e fortë vetëm me një Parlament që luan një rol më të rëndësishëm.

Sassoli nuk e bëri ofertën e tij publike para përfundimit të Këshillit Evropian të martën. Si ish-nënkryetar i Parlamentit, Sassoli është i njohur për deputetët për kryesimin e seancave plenare në Strasburg.

Si një anëtar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë të Italisë, delegacioni i tij është i dyti më i madh në grupin e Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian. Parlamenti do të zgjedhë gjithashtu 14 nënkryetarë të mërkurën dhe pesë qeverie (që kujdesen për çështjet financiare dhe administrative) të enjten.