Nuk reshtin problemet për Genova-n ku ka pllakosur një tragjedi e madhe pas shembjes së urës Morandi. Tani, një fabrikë në këtë qytet është përfshirë nga flakët e zjarrit. Fabrika ndodhet pikërisht në zonën ku gjenden gërmadhat e urës Morandi, që u shemb duke lënë pas 39 persona të vdekur.

Shkaqet e zjarrit janë të paqarta, por fatmirësisht flakët u vendosën nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Stafi i fabrikës ishte evakuuar që prej 14 gushtit për shkak të rrezikut nga shembja e pjesëve të tjera të urës. Ndërkohë, në Genova vazhdojnë kërkimet nën gërmadha për të gjetur persona të mbijetuar.

Por fatkeqësitë nuk mbarojnë këtu. Mbrëmjen e djeshme, juglindja e Italisë u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë. Në disa banesa pati dëme materiale, por nuk pati asnjë të lënduar.