Numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ka kaluar shifrën e 500 mijëve.

Sipas përditësimit më të fundit, numri total i të prekurve arriti në 510.528 persona, ndërsa ai i viktimave në 23.028.

Kina, Italia, SHBA, Spanja, Franca, Gjermania dhe Irani janë shtetet më të prekura, ku numri i të prekurve dhe viktimave rritet çdo ditë, ndërsa mes të dhënave globale është edhe Shqipëria me 6 viktima dhe 174 raste të konfirmuara deri tani.

Sa i përket të shëruarve, numri ka arritur mbi 122 mijë persona.