OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

27/01/2021 - 17:33

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se një variant tjetër i koronavirusit, i zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 vende të tjera.

OBSH-ja tha po ashtu se një variant i zbuluar në Brazil ishte përhapur në tetë vende tjera. Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim në veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.

Megjithatë, vaksina e kompanisë amerikane Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut, kanë thënë shkencëtarët e kompanisë.

Sipas tyre, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina, mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja. Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Shëndetit, përmes drejtorit të përgjithshëm të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se numri i rasteve të

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 246 pacientë me Covid-19.

Mjekët italianë dhe shkencëtarë të tjerë thonë se, sipas hulumtimit nga profesionistë të shëndetit të cilët zhvilluan vaksinën koronaviru

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar nj

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos.

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të hënën do të