Parlamenti i ri britanik mblidhet të martën

14/12/2019 - 09:43

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën. Në dallim nga periudha para zgjedhjeve, konservatorët e kryeministrit Johnson do të përfaqësojnë në të përsëri një shumicë.

Toriet konservatorë do të kenë të paktën 365 vende në Westminister, 162 më shumë se laburistët. Mbretëresha Elizabeth II tashmë i ka kërkuar Johnson-it të formojë një qeveri të re. Johnsoni tha se prioriteti i tij është të imponojë daljen nga Bashkimi Evropian deri në fund të janarit 2020.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe mbizotëroi në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të BE në Bruksel. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen kërkoi negociata të shpejta për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.

Ajo tha se koha është jashtëzakonisht e shkurtër për të arritur një marrëveshje me Britaninë e Madhe para fundit të vitit 2020. Në negociatat për një marrëveshje tregtare synohet të hiqet dorë nga doganat e kuotat. E rëndësishmë është gjithashtu të ruhet një bashkëpunim i ngushtë për çështje të sigurisë.

Kancelarja Merkel tha se ajo pret negociata të ndërlikuara dhe nuk pret që kryeministri Johnson të kërkojë një zgjatje të periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020. Deri atëherë ekziston një numër çështjesh që duhet të zgjidhen, nga tregtia tek peshkimi deri te siguria në internet. “Pika më problematike” është presioni i madh kohor, tha Merkeli. Presidenti i Këshillit të BE-së Michel tha se marrëveshja nuk do të lidhet me çdo çmim. Kusht është që ajo të jetë e barazpeshuar. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër persona kanë vdekur në Kinë, nga një virus i organeve të frymëmarrjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtë më Iran është shprehur për herë të parë për dëbimin e diplomatëve iranian nga vendi ynë:

E pazakontë ajo çfarë po ndodh në Australi prej muajit shtator.

Autoritetet në Kinë kanë deklaruar zyrtarisht 139 raste të reja të të prekurve nga virusi i rrezikshëm që ka shpërthyer në vend.

Pranimi i përgjegjësisë nga Irani për rrëzimin e avionit ukrainas të pasagjerëve që la 176 të vdekur, ka ngjallur zemërim dhe mosbesim te

Bashkimi Europian ka reduktuar në masë të madhe transfertat e parave që shkonin në Turqi për afrimin me BE-në.

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e personave me aftësi të veçanta në qytetin Vejprty në Çeki.

Numri i personave të infektuar nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë, dyshohet të jetë më i madh se sa paraqitet nga shifrat zyrtare.

Dhjetë këngëtarë të muzikës popullore janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer ng

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon.