Pas tragjedisë me 39 viktima, kapen 25 emigrantë në kamionin frigoriferik

20/11/2019 - 08:34

Pas tragjedisë së 23 tetorit kur u gjetën 39 viktima në kamionin frigoriferik, mbrëmjen e së martës është kapur një tjetër mjet me 25 persona.

Mediat britanike shkruajnë se dyshohet se në kamionin frigoriferik ndodhej edhe një fëmijë, por mbetet ende për t’u konfirmuar.

Ky kamion është gjetur në një traget që udhëtonte nga Holanda për në Angli. Anëtarët e ekuipazhit bënë me dije se 25 personat janë gjetur gjallë, ndërsa më shumë se 20 autoambulanca kanë mbërritur në portin Vulcaanhaven.

Nga raportimet e para bëhet me dije se 2 prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 23 të tjerët janë shoqëruar në polici.

Më 23 tetor, 39 trupa të pajetë, dyshohet se të gjithë ishin emigrantë Vietnamezë, u zbuluan në pjesën e pasme të një kamioni frigoriferik pranë Londrës. Për këtë rast të rëndë që tronditi botën, janë akuzuar dy persona nga Britania dhe një nga Vietnami. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëv

Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave rekord, sipas një studimi vjetor të publikuar të mërkurën nga Komiteti për Mb

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë, ku kryeson Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mër

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke,

Duke parë lëkundjet e regjistruara së fundi duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve po lëkund Turqinë dhe Greqinë fqinje.

Një përplasje me armë për orë të tëra ka ndodhur në New Jersey në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin

Një ditë pas shpërthimit të vullkanit, Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet i fuqishëm.

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të zbatojnë një armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës” në lindje të Ukrainës para fundit të vitit 2019

Një aeroplan ushtarak i nisur nga Kili me 38 persona në bord është zhdukur nga radarët.