Presidenti i sapo zgjedhur i Ukrainës Vladimir Zelensky, iu ka bërë një thirrje të pazakontë zyrtarëve të vendit.  Ai kërkon që ata të vendosin fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.

Sipas Zelensky-t, cilido ka nevojë të shikojë në sy fëmijët e tij para se të marrë një vendim për të tjerët.

"Vërtetë nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos e vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe i shihni ata në sy përpara se të merrni ndonjë vendim", tha Zelensky në takimin me Verkhovna Rada.