Publikohet një bisedë telefonike e Trumpit në lidhje me Ukrainën

26/01/2020 - 16:37

Një audio incizim i publikuar i vitit 2018, ka nxjerrë në pah një bisedë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili kishte pyetur donatorët mysafirë në një darkë se sa gjatë mendojnë që Ukraina mund t’i bëjë ballë agresionit rus.

“Sa kohë do të mund të qëndronin në luftë me Rusinë?” është dëgjuar Trump duke i pyetur ata, në incizimin e publikuar nga mediat amerikane më 25 janar.

Dikush tjetër dëgjohet duke thënë “Pa ndihmën tonë, jo shumë gjatë”

“Pa ne?” – kishte pyetur Trumpi.

Trump po ashtu pyet nëse Kievi ndihet i sigurt në një konflikt të mundshëm me Rusinë, derisa dikush përgjigjet“ se ata do të ndiheshin të sigurt vetëm nëse i mbështetni ju”.

“Jemi vetëm ne ata që gjithmonë duhet të mbështesim dikë”, tha Trump i cili vazhdoi me fajësimin e shteteve evropiane që nuk e bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, prokurorët nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së po paraqesin argumentet e tyre hyrëse në procesin e gjykimit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, që po zhvillohet në Senat.

Trump akuzohet për një bisedë telefonike që ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelenskiu më 25 korrik të vitit të kaluar, gjatë se cilës ai i ka kërkuar Kievit të hetojë rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike ka nxitur një informator qeveritar që të nisë ankesë, çka më pas ka shtyrë Dhomën e Përfaqësuesve të akuzojë presidentin për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Trump e ka cilësuar këtë proces “të rremë” dhe seancat si “gjueti shtrigash”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur disa minuta më parë Turqinë dhe Iranin.

Policia e Kosta-Rikës ka sekuestruar një sasi rekord prej 5 tonë kokainë, që është edhe sasia më e madhe në historinë e vendit. 5,048 pak

Kina ka njoftuar rënie të rasteve të reja të personave të diagnostikuar me koronavirus për të tretën ditë radhazi.

Zona të shumta në Britaninë e Madhe janë në alarm për shkak të reshjeve të shiut dhe në Uellsin jugor është lëshuar madje edhe një parala

Mëngjesin e sotëm, një sulm me raketa ndodhi pranë ambasadës amerikane në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

Deri më tani janë regjistruar 1669 viktima nga koronavirusi në mbarë botën.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vepron vazhdimisht jashtë konsensusit demokratik-humanist.

Policia franceze ka arrestuar një aktivist rus që publikoi në internet videon e skandalit seksual të politikanit Benjamin Griveaux, kandi

Një 17-vjeçare u gjet e vdekur në shtatin e saj, vetëm disa orë pasi ishte kthyer nga kontrollet që kishte kryer në spital.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n dhe Evropën se po nxit tensione në kontinent, teksa i ka bërë thirrje liderëve bo