Sipas statistikave të publikuara nga Mbrojtja Civile italiane, në 24 orët e fundit janë shënuar 669 të infektuar dhe 119 viktima nga COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 32.735.

Në Itali, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, të paktën 229.327 persona janë infektuar me virusin Sars-CoV-2.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit,  2120 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet. Akoma në spital me simptoma janë 8.695 pacientë, nga të cilët 572 në kujdes intensive.